Site icon PrishtinaPress

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë lanson webfaqen me itinerarin e linjave

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” SH.A në Prishtinë, ka lansuar webfaqen në të cilën mund të merren të  gjitha informatat lidhur me Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Në një njoftim për media, thuhet se një webfaqe e tillë është lansuar duke parë kërkesat e vazhdueshme për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët dhe me qëllim të transparencës e llogaridhënies para organeve kompetente dhe gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Qasja në këto informacione bëhet përmes www.stacioniautobuseve-pr.com, ku ndër informacionet e tjera mund të merret itinerari i linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare. Itinerari i linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare është i përditësuar në baza ditore si dhe për të gjitha informacionet tjera, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e telefonit të cilët janë në dispozicion”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se menaxhmenti i Stacionit të Autobusëve do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të realizojë projekte të ngjashme në bazë të interesit dhe kërkesave të qytetarëve./PrishtinaPress.eu

Exit mobile version