3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Srpska” me kryetar të ri, Trajkoviq: Me fotografinë e Vuçiq pas shpine s’mund të pritet ndryshim për të mirë

Ngjarjet e 24 shtatorit dhe përfshirja direkte e Milan Radoiçiq në sulmin terrorist në Banjskë ka detyruar Listën Serbe që të futet në një proces ndërrimit të kryetarit dhe posteve të tjera drejtuese. Zllatan Elek do ta pasojë Goran Rakiqin në pozitën e kryetarit, ndërkohë që Dalibor Jevtic dhe Slavko Simic kanë mbijetuar, njëri si nënkryetar e tjetri vetëm anëtar.

Por çfarë mund të pritet nga kreu u ri i kësaj partie?

Politikania serbe me përvojë dhe këshilltarja e ministrit Nenad Rashiq, Rada Trajkoviq, thotë se nuk mund të pritet ndryshim i madh për aq kohë sa prapa shpinës së përfaqësuesve të Listës Serbe vazhdon të qëndrojë fotografia presidentit serb, Aleksander Vucic dhe përderisa s’ka distancim nga udhëheqësia e kaluar.

Trajkoviq në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se është shumë e shqetësuar që Lista Serbe s’ka marrë përgjegjësi për Banjskën, derisa Milan Radoiçiq si nënkryetar i tyre ka pranuar përfshirjen direkte të tij në sulm.

“Unë e njohë shumë z.Elek. Ai është një mjek dhe një koleg i mirë, dhe unë s’po i vë në pikëpyetje aftësitë e tij as synimet e mira. Thënë këtë, unë jam shumë e shqetësuar që Lista Serbe s’ka marrë përgjegjësi për ngjarjet në Banjskë që kushtoi me jetët e 4 njerëzve, një polic i Kosovës dhe 3 të rinj serbë të Kosovës. Nënkryetari i tyre pranoi përfshirjen e tij direkte në këto ngjarje që çuan në tragjedi, por askush duket se s’po flet rreth kësaj më. Për sa kohë fotografia e Aleksander Vucicit është prapa përfaqësuesve të Listës Serbe dhe s’ka qëndrim publik nga ta që distancojnë veten nga „menaxhmenti“ paraprak, nuk do të ketë shumë ndryshim për të mirë“ ,ka thënë Trajkoviq për Gazetën Express.

Lista Serbe në faqen e tyre zyrtare dje kanë njoftuar për ndryshimet që kanë bërë në parti, ndërkohë që s’ka vonuar shumë dhe kanë lëshuar edhe reagimin e parë ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet e tyre për “gërmim të varrezave ortodokse” në Veri të Republikës nga kompani kosovare.

Pas ngjarjeve në Banjskë ndërkohë ka pasur një debat të madh nëse “Lista Serbe” duhet të shpallet organizatë terroriste, duke qenë se Milan Radoiçiq si nënkryetar i tyre e kishte pranuar publikisht se ka qenë organizator i Banjskës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, teksa kishte folur për zgjedhjet lokale, kishte thënë se Lista Serbe duhet ta ketë vetmë një shqetësim, atë nëse do të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkak të Milan Radoiçiq.

“Lista Serbe duhet ta ketë vetëm një hall, se a do të regjistrohen prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve apo jo, sepse nënkryetari i partisë i takon një grupi terrorist”, kishte thënë Konjufca në një intervistë për Radio Kosovën. /GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img