2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Srpska i reagon Qeverisë: S’na keni ftuar për ta votuar Demarkacionin

Ndonëse kryeministri i Republikës, Isa Mustafa, deklaroi se ende nuk ka marrë përgjigje nga Lista Serbe për ta votuar Demarkacionin me Malin e Zi, ndryshe po e thonë përfaqësuesit e këtij subjekti politik.

Shefi i deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, Slavko Simiq thotë se partia e tij është e gatshme për votim, mirëpo deri më tani nuk kanë marrë asnjë ftesë nga ekzekutivi për të diskutuar rreth kësaj çështje.

 

“Jemi duke e pritur ftesën që të bisedojmë, por është e nevojshme që respektohemi si subjekt politik nga ana e Qeverisë. Duhet pritur vendimin dhe konsensusin e dy partive më të mëdha politike PDK dhe LDK. Ne nuk kemi biseduar me partnerët tanë të koalicionit për këtë temë”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Më tej, Simiq tregon se nuk e kanë ndërmend të largohen nga koalicioni qeverisës edhe nëse dështon votimi i demarkacionit. “Do të rrimë në koalicion, sepse kemi bashkëpunim të mirë me PDK-në dhe LDK-në. Duam që institucionet të funksionojnë dhe të mos humbasim kohë nga mosmarrëveshjet reciproke të partisë”, ka thënë ai.

Shefi i “Srpsk”-as thotë se koalicioni mund të mbijetojë mirëpo duhet shmangur vetëm zhgënjimin politik dhe forcuar komunikimin.

“Ne duhet të jemi konstruktivë dhe të përgjegjshëm ndaj kërkesave të qytetarëve që kanë nevojë për stabilitet dhe të marrim hapa të arsyeshëm për një politikë, e cila nuk do të shkaktojë paqëndrueshmëri. Ne nuk kemi kohë për të humbur. Duam ta bëjmë punën tonë, e cila është në përputhje me interesat e qytetarëve tanë”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img