Site icon PrishtinaPress

Sqarohet presidenti kroat, e bën të qartë se ia mban anën Kosovës

Serbia do të duhet ta njohë Kosovën në një farë mënyre, tha të mërkurën presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke shtuar se Beogradi duhet të kuptojë se do të dalë nga “romanca serbo-ruse” si dashnore e tradhtuar.

Tabloidëve serbë që reaguan pozitivisht ndaj deklaratës së tij për “rrëmbimin e Kosovës”, Milanoviq iu përgjigj me titullin e serialit humoristik të Larry David: “Mbajeni entuziazmin, ju lutem. Ata nuk do ta pëlqejnë këtë që po e them tani”, tha ai, raporton Index.hr.

Milanoviq u deklarua kështu në një konferencë për shtyp me presidenten e re sllovene Natasha Pirc Musar.

“Rusia po provon diçka me Ukrainën dhe shembulli i Kosovës i del si gjemb në sy. Rusia do të duhet ta njohë Kosovën në një moment ose të pretendojë ta njohë atë në mënyrë që të legalizojë atë që po bën në Ukrainë. Ky është realiteti“, ka thënë Milanoviq.

Presidenti kroat tha gjithashtu se Serbia “do të duhet ta njohë Kosovën në një farë mënyre”, dhe politikanët e Kosovës, të cilëve iu referua si “miqtë e tij”, do të duhet t’i japin statusin Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, “për të cilin janë pajtuar dhe nënshkruar”.

Milanoviq shtoi se ai nuk ka pse të bindë askënd për angazhimin e tij për shqiptarët e Kosovës.

Ai gjithashtu i ftoi pesë-shtetet mos-njohëse anëtare të BE-së ta njohin Kosovën.

Exit mobile version