2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“S’prita që të ishte dikush nga Shqipëria”, futbollisti rus reagon pasi Bajrami ia theu rekordin për golin më të shpejtë

Ish futbollisti rus Dmitri Kirichenko thotë se nuk ka pritur që ndonjë lojtar i Shqipërisë t’ia thyente rekordin për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në Evropian.

Goli i Nedim Bajramit ndaj Italisë për 23 sekonda e kaloi golin e rusit, që kishte realizuar më 2004 ndaj Greqisë pas 67 sekondave.

Kirichenko së fundmi ka reaguar dhe e pranoi se asnjëherë nuk do ta mendonte që ndonjë lojtar shqiptar do t’ia thyente këtë rekord.

“E vërteta është se u habita kur e pashë që Bajrami e theu atë rekord. Mendoja gjithmonë se një ekip më i famshëm se Shqipëria do ta kalonte”.

“Ata në fakt shënuan pas 23 sekondave, prandaj urime”, deklaroi shkurtimisht ai.

Shqipëria është duke u përgatitur për përballjen ndaj Kroacisë, me shpresën që t’i marrë pikët e plota për t’u kthyer në garë për kualifikimin në fazën tjetër.

Kujtojmë, pas kroatëve “Kuq e Zinjtë” i pret përballje edhe më e vështirë, ndaj Spanjës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img