Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, të dielën që lamë pas e ka kaluar më ndryshe se zakonisht.
Larg politikës dhe detyrave të tij, ambasadori këtë ditë vikendi e ka shfrytëzuar me shgjetarë të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet Abbott në një postim të bërë në Facebook, madje ka thënë se pret me padurim që të ushtrojë dhe më shumë me ta në Vitin e Ri.
“Të dielën kam pasur nderin të gjuaj shigjetën hapëse të Kampionatit Kombëtar për Shigjetari në hapësira të mbyllura të organizuar nga Federata e Shigjetarisë së Kosovës. Ishte një mundësi e mirë të takohem me disa shigjetarë të shkëlqyeshëm, të rinj dhe të vjetër. Pres me padurim që të ushtroj më shumë me ta në Vitin e Ri”, ka shkruar ai.