Site icon PrishtinaPress

Sportistët që do të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare do të akomodohen në konvikte

Qendra e Studentëve ka njoftuar se është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Mesdhetare, që do të mbahen në Prishtinë në vitin 2030.

Sportistët që do të akomodohen nëpër konvikte, do të mund edhe të ushqehen në mensë.

“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë se në arritjen historike të Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 edhe Qendra e Studentëve do të japë kontribut në mënyrë që shteti ynë të arrijë suksesshëm të përmbushë këtë përgjegjësi të madhe, duke u shndërruar në “Fshat Mesdhetar”.

Qendra jonë është përzgjedhur si vend për akomodimin e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë organizim të përmasave ndërkombëtare. Qendra e Studentëve, ka pasur një zhvillim të hovshëm vitet e fundit dhe është një strehë e sigurte e plot rehati”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova ka fituar dje kandidaturën për të organizuar Lojërat Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=711471724357207&id=100064831564701&ref=embed_post

Exit mobile version