Leonardo Bonucci është duke konsideruar mundësinë e largimit nga Milan.
Kapiteni i “Rossonerëve” mund të nxirret në shitje për të përmirësuar bilancin financiar te skuadra nga San Siro.
Kurse, “Sport Italia” raporton se e ardhmja e Bonuccit mund të jetë në Francë
Bonucci ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain.
Ardhja e portierit Gianluigi Buffon nga Juventus ka shtuar interesimin e Bonuccit për të luajtur për ekipin e pasur nga Parc des Princes.