Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka rrëfyer detaje nga dita kritike kur mori vesh se djali i tij është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademaj.
Ai ka treguar se dy fëmijët e të ndjerës ende nuk e dinë se nëna e tyre ka vdekur.
“Nuk e dinë. S’po kemi force me ju tregu se kanë qenë shumë të lidhun me Liridonen. skem psikolog që kta i kuptojnë në gjuhen suedeze”, tha Shaban Murseli për Nacionale.
Se fëmijët nuk e dinë që nëna e tyre është vrarë ka thënë edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.