Site icon PrishtinaPress

“S’po jetohet bre mami hiq pa ty”, Lola Haradinaj do t’ua “këput” shpirtin me këto fjalë për nënën e saj të ndjerë

Lola Haradinaj është një nga emrat e përfolur në mediet rozë.

Ajo është gruaja e politikanit të mirënjohur, Daut Haradinajt.

Lola para pak çastesh përmes një postimi ka kujtuar nënën e saj të ndjerë me fjalët më emocionuese.

“Shkoj në shtrat, me mendje tek ty. Flej, shoh ëndrra me ty. Zgjohem, dua të jem me ty. Çdo gëzim dhe hidhërim dua ta ndaj me ty. S’po jetohet bre mam hiq pa ty. Hiq, hiq, hiq! M’ka marrë malli shumë për ty! M’ka marrë mall edhe me pa bashkë babin me ty. Fjalët s’kanë fund me shpreh mallin që kemi për ty! Të duam e na mungon pa fund! 1 vjet si 100 pa ty MAM!”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version