-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“Spiunët” e veçantë në Detin e Zi, Rusia rekruton edhe delfinë

Rusia po rrit sigurinë në bazën e saj të flotës së Sevastopolit në Detin e Zi duke vendosur delfinë të trajnuar që synojnë të zbulojnë dhe të “sulmojnë” zhytësit e armikut, ka thënë inteligjenca britanike.

Një raport i bërë nga agjencia e inteligjencës së mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thotë se marina ruse po investon në përmirësime të mëdha në bazën kryesore të flotës së Detit të Zi në Sevastopol, një port në gadishullin e okupuar të Krimesë.

Ukraina ka filluar një kundërofensivë të shumëpritur që ka shënjestruar infrastrukturën pranë Krimesë dhe ka thënë se qëllimi i saj është të kthejë të gjitha tokat e pushtuara nën kontrollin e Kievit.

Flota e Detit të Zi mund të jetë një objektiv kryesor për sulmet e Ukrainës, duke përfshirë sulmet e forcave speciale apo edhe sulmet detare me dron.


Si rezultat, mbrojtja e re e Rusisë pranë bazës përfshinte të paktën katër shtresa rrjetash dhe bume përgjatë hyrjes së portit, tha agjencia e inteligjencës.

Is Russia really using trained dolphins in the war against Ukraine? | The Week
“Në javët e fundit, këto mbrojtje me shumë gjasa janë shtuar gjithashtu nga një numër në rritje i gjitarëve detarë të trajnuar,” theksohej në raport.

Imazhet tregojnë një pothuajse dyfishim të gjitarëve në port, të cilat me shumë mundësi përmbajnë delfinë me hundë-shishe. Në ujërat e Arktikut, marina përdor gjithashtu balena dhe foka Beluga.

Rusia ka vendosur edhe balena në bazat e saj Arktike në Olenya Guba, përgjegjëse për misionet në det të thellë. Njëra prej tyre u pa në brigjet e Norvegjisë në vitin 2019, e veshur me një parzmore ruse.

Rusia gjithashtu ka vendosur delfinë të trajnuar në bazën në Tartus, në Siri në vitin 2015. Programi i trajnimit të gjitarëve është rritur ndjeshëm që kur Rusia pushtoi gadishullin dhe bazën detare në 2014.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img