Site icon PrishtinaPress

Spitalin në Vushtrri e merr uji (VIDEO)

Korridorin e edhe sallat e Emergjencës i mori uji.

Edhe pse ka rreth një muaj që në spitalin “Sheikh Zaeyd” të Vushtrrisë përfunduan renovimet në vlerë prej 7 milionë euro, objekti nisi të dëmtohet.

Depërtimi i ujit në spitalin që është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe vazhdoi edhe të premten.

Në këtë objekt ka edhe telashe tjera.

Për shkak të mbylljes së kanaleve, uji ka dalë jashtë dhe duke formuar copa të mëdha akulli.

Për të sanuar gjendjen tashmë për të disatën herë dolën punëtorët e kompania punë-kryese “Favoring” nga Suhareka.

Derisa menaxherët e kontraktorit nuk pranuan të flasin, stafi i spitalit bëri me dije se punimet nuk ishin kualitative.

 

Exit mobile version