Agjencia Kosovare e Privatizimit organizon sot ceremoninë e lirimit nga monitorimi i mëtutjeshëm i Ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix” nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Kjo është një arritje dhe një pasqyrim i shkëlqyeshëm i bashkëpunimit të mirëfilltë në mes AKP-së dhe një investitori të përgjegjshëm.
Tani, Ndërmarrja e Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, paraqet një tregim suksesi në realizmin e përmbushjes së investimeve dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të saj në fushën e shërbimeve dhe turizmit.
Ceremonia mbahet në selinë e ndërmarrjes së Re “Spitali Special për Rehabilitim të Përgjithshëm Onix”, në Istog.