1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“S’përjashtohet riagresioni”: Kurti deklaron që Serbia deshi të fillojë luftë të dielën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sërish rreth sulmit terrorist të së dielës, duke thënë se kjo nuk ishte një “rezistencë civile apo veprim i bandave”, por sulm i “formacioneve të armatosura paraushtarake të pajisura dhe të përgatitura nga Beogradi”.

Kurti në një paraqitje në “Al Jazeera”, citohet të ketë thënë se “riagresioni nuk është i përjashtuar”, pasi sipas tij Serbia dëshiroi të fillojë një luftë të dielen.

Kryeministri po ashtu ka deklaruar që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq janë “Sllobodan Millosheviq dhe Arkan”.

“Vuçiq dëshiron një luftë tjetër dhe një gjenocid tjetër, sepse ai dëshiron Republikën Srpska në Kosovë.” – ka thënë ai.

Ndryshe, në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.

Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt. Gjashtë persona janë arrestuar po ashtu.

Ndërkohë, Policia e Kosovës përgjatë gati një javë tashmë zhvilloi aksione për neutralizimin e këtij grupi.

Aktualisht, gjendja në veri është e qetë pas sulmit terrorist të së dielës nga persona të armatosur rëndë.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img