7.4 C
Pristina
Friday, January 24, 2025

Buy now

spot_img

Spekulimet për orientimin seksual, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja është në gjendje të rëndë

Pak ditë më parë, spekulimet e hedhura nga gazetarja Dasara Karaiskaj mbi orientimin seksual të banorit të “Big Brother VIP”, Jozit, ndezën debat të gjerë në rrjetet sociale.

Komenti i saj, bazuar në një foto të profilit të një miku të familjes së Jozit, shkaktoi reagime të shumta dhe ka prekur familjen e tij.

Për herë të parë, ish-oficeri dhe miku i familjes, Shkëlzen Brahaj, reagoi publikisht.

“Imagjinoni fëmijën e tij kur të rritet dhe një shok t’i thotë: ‘Ti e paske pasur babain kështu’. Nuk mund të lejojmë që diçka e tillë të ndodhë. Është një deklaratë e pabazuar, e nxjerrë nga një foto ku zotëria mbante një imazh mbështetës për Jozin. Edhe unë mund të kem foto me të, pse gazetarja nuk u nis nga unë?”, u shpreh Brahaj, duke dënuar ashpër veprimet e gazetares.

Për këtë arsye, Brahaj njoftoi se familja do ta ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, duke kërkuar që të gjithë të mbajnë përgjegjësitë për fjalët dhe veprimet e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img