Site icon PrishtinaPress

Spektakël pa gola, “Tulipanët” frenojnë “Gjelat” në “Red Bull Arena”

Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se nuk pati asnjë gol të shënuar, të paktën të rregullt. “Tulipanët” e Holandës nuk shkuan më shumë se barazimi përballë “Gjelave”, të Francës, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, në sfidën e vlefshme për xhiron e dytë të fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Pavarësisht se loja pa një dominim total të francezë, topi në rrjetë kaloi vetëm në minutën e 69’-të, me “fantazistin”, Xavi Simons, i cili tundi rrjetën e “gardianit” të Milan, Mike Maignan, mirëpo një pozicion i parregullt, i një prej holandezëve, gjatë ndërtimit të aksionit bëri që rezultati të mbeste i pandryshuar deri në fundin e sfidës.

Falë këtij rezultati, Holanda ngjitet në vendin e parë të grupit D, me 4 pikë, po aq sa “Gjelat” francezë të vendit të dytë, por me një golavarazh më pozitiv se këta të fundit. Ndërkaq, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, Holanda do të përballet me Austrinë, ndërsa francezët e Deschamps do të ndeshen me Poloninë.

Exit mobile version