-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Spektakël në Arabi, Real Madridi mposhtë Barcelonën pas vazhdimeve dhe fiton Superkupën e Spanjës

Janë dashur të zhvillohen 120 minuta që të mësojmë fituesin në finalen e Superkupës së Spanjës.

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar mes dy rivalëve të mëdhenj Barcelonës dhe Real Madridit, ku madrilenët kanë triumfuar 2-3.

Vetëm pas 25 minutave lojë, Los Blancos kaluan në epërsi, kur Karim Benzema asistoi te Vinicius Junior i cili pasi doli përballë portierit realizoi për 0-1.

Në minutën e 41-të, sulmuesi holandez Luuk De Jong shfrytëzoi një gabim në mbrojtjen madrilene dhe me shumë fat shënoi duke barazuar shifrat në 1-1.

Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para në El Clasicon për Superkupën e Spanjës.

Edhe në pjesën e dytë ishin madrilenët të cilët shënuan të parët, kur Karim Benzema u gjet më së miri në zonë për ta rikthyer epërsinë e mbretërve.

Megjithatë katalunasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 83-të barazuan shifrat në 2-2, kur Ansu Fati realizoi me kokë pas asistimit nga Jordi Alba.

Ndeshja shkoi në vazhdime, ku madrilenët falë edhe përvojës më të madhe arritën fitoren.

Ishte minuta e 98-të e ndeshjes, kur uruguaiani Frederico Valverde realizoi për 2-3 pas asistimit nga Rodrygo.

Deri në fund katalunasit tentuan me çdo kusht barazimin, por nuk ia dolën një gjëje të tillë.

Kjo ishte fitorja e pestë e Real Madridit në El Clasico në të gjitha garat, ku katër nga to i kanë marrë në La Liga.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img