Ambasadori skajshmërisht kontroverz i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i dyshuar dhe nën hetime për shpërlarje parash, u bë brum për debat të ashpër mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe avokatit pro-pushtetit, Tomë Gashit.
Teksa Gashi po relativizonte peshën e çështjes se si Berishaj kishte pranuar transaksione milionëshe nga kompani GEN, dega në Beograd, Mehmetaj i qëndroi m’u kësaj linje.
Mehmetaj: “Ai (Martin Berishaj) është një njeri që menjëherë si të përmendet asocion korrupsion…”.
Gashi: “Je gabim…edhe për tjerat e ke gabim, por në këtë rast për Martinit”.
Mehmetaj këtu nxori transaksionet në letër ku Berishajt i shënohen transaksionet nga GEN-i, dega Beograd.
Gashi: “GEN-I i Sllovenisë..”,
Mehmetaj: “GEN-i, Beograd”.
Gashi: “Sllovenisë”
Mehmetaj: “Oh specifikoje, se ti je avokat, i ke qef specifikimet. GEN-i Slloveni, dega Beograd”.
Gashi: GEN-i ka 26 përfaqësi…
Mehmetaj: “Po po qashtu, por ama ky prej Beogradit, thuje”.