1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Specialja vazhdon paraburgimin për Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin

Gjykata Speciale ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Specialja ka urdhëruar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Jakup Krasniqi, i cili mund të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e tjetër të paraburgimit deri më 9 gusht të këtij viti ose deri më 19 gusht të këtij viti.

I njëjti vendim vlen edhe për Rexhep Selimin, i cili mund të paraqesë gjithashtu parashtresat për shqyrtimin tjetër të masës së paraburgimit deri në datat e lartëcekura.

Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale, Krasniqi akuzohet për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave, ndërsa Selimi akuzohet për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte gjithashtu si ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje.

Veprat për të cilat akuzohen Krasniqi e Selimi, sipas Dhomave të Specializuara dyshohet se janë kryer midis viteve 1998-1999.

Kujtojmë se së fundmi është marrë vendim nga Dhomat e Specializuara që nga ky muaj të lejohen vizitat e familjarëve në Hagë, pasi që deri më tani të burgosurit kanë pasur kontakt me familjarët e tyre vetëm përmes telefonit dhe video-kontakteve për shkak të masave anti-Covid19.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img