Site icon PrishtinaPress

Specialja ua cakton edhe një seancë para gjykimit Thaçit e tjerëve, mbahet më 17 shkurt

Kreu i trupit gjykues, Charles Smith, ka bërë me dije se seanca tjetër përgatitore për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 17 shkurt, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë. 

Ndërkohë procesi i gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nëse s’ka rrethana përjashtimore do të fillojë më 21 mars.

Këtë e ka deklaruar kreu i trupit gjykues Charles Smith. 

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh Smith.

Exit mobile version