2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Specialja: Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë, e mohoi rolin e tij në luftë dhe UÇK

Prokurori i specializuar, Alex Whiting, ka thënë që ish-kreu i UÇK-së Hashim Thaçi kishte shkuar disa herë në Hagë dhe ishte intervistuar nga Zyra e Prokurorisë Speciale për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, Thaçi erdhi në Hagë dhe bëri këto pretendime të rreme.

“Po çka po përpiqej të fshihte?”, tha prokurori gjatë deklaratës hyrëse.

“Gjatë hetimit të kësaj çështje, Hashim Thaçi erdhi disa herë fshehurazi në Hagë për t’u dhënë prokurorëve të ZPS-së një intervistë të zgjatur të videoinçizuar. Gjatë këtyre intervistave, mes një sërë pranimesh të rëndësishme, ai mohoi shumëçka lidhur me rolin e tij gjatë luftës dhe rolin e UÇK-së. Thaçi pretendoi se UÇK-ja nuk kishte asnjë funksion deri në nëntor të 98-ës, edhe pas kësaj date ekzistonte vetëm letër. Ai mohoi gjithashtu se kishte ndonjëherë dijeni për ndalimet”, ka thënë ai./PrishtinaPress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img