Katër seanca dëgjimore janë caktuar ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Seancat do të mbahen veç e veç me secilin prej të akuzuarve.
Seanca ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi do mbahet të martën më 10 maj në orën 10:00.
Ajo ndaj Kadri Veselit, ish kryetar i Kuvendit do mbahet të martën po ashtu me fillim nga ora 11:15.
Të martën gjithashtu do të mbahen seancat edhe të Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me fillim prej orës 14:00, respektivisht 15:15.
Caktimi i këtyre seancave pritet të mbahet pas plotësimit të aktakuzës ndaj krerëve të UÇK-së, rrjedhimisht shtimit të akuzave ndaj tyre.
Ata në këto seanca pritet të deklarohen sërish për fajësinë e tyre në lidhje me akuzat e reja.