4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Specialja rrëzon kërkesën e “Topit” për të ndarë procesin gjyqësor nga Januzi dhe Bahtijari

Më 27 gusht 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës, i njohur si komandanti “Topi”, për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit.

Poashtu, në çështjen kundër Sabit Januzit dhe të tjerëve gjykatësja hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Ismet Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Gjykatësja Marjorie Masselot konstatoi se Mbrojtja nuk demonstroi se zgjatja e afatit është e përligjur dhe rikujtoi të gjitha ekipet e Mbrojtjes se duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm.

“Në një vendim tjetër, gjykatësja Masëlo gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe që të ketë një gjykim të veçantë. Në marrjen e vendimit të saj, gjykatësja vuri në dukje se gjykimet e veçanta do të shtonin në mënyrë të pashmangshme kohën dhe burimet e gjykatës dhe do të rrezikonin të drejtat e të akuzuarit për t’u gjykuar brenda një kohe të arsyeshme”, thuhet në njoftim..

Sa i përket kontekstit të çështjes, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari u arrestuan në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 6 tetor 2023, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Në aktakuzën e konfirmuar, thuhet se Haxhi Shala akuzohet për: (i) frikësim dhe (ii) tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img