Site icon PrishtinaPress

Specialja respekton ditën e Pavarësisë së Kosovës, nuk do të ketë seancë

Gjatë nisjes së seancës gjyqësore, kryetari i Trupit Gjykues në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, Charles Smith, ka njoftuar se të hënën e 19 shkurtit 2024 nuk do të mbahet seanca e planifikuar.

Kjo seancë nuk do tëmbahet si shkak i festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila i bie të shtunën, e festohet zyrtarisht me pushim në institucionet shtetërore të hënën.

Kjo po ndodhë për herë të parë në Speciale, ngaqë në gjithë rastet e mëparshme, madje edhe më 17 shkurt janë mbajtur seanca gjyqësore çka pati ngjallur kritika të shumta ndaj Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Exit mobile version