Site icon PrishtinaPress

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Veselit, anulon vetëm seancat nga 12-15 shkurt

Trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, dhe ka liruar vetëm mbajtjen e seancave në këtë rast, nga data 12 deri më 15 shkurt.

Sipas një njoftimi, kolegji ka konstatuar se Mbrojtja e Veselit, ka treguar një arsye të mirë për një rregullim të kufizuar të orarit, transmeton klankosova.tv.

Kjo në mënyrë që të sigurohet që aftësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm nuk ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëavokatit të saj dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij.

Kujtojmë që më 11 dhjetor të vitit që lamë pas, vdiq Andrew Strong, avokat i ekipit të mbrojtjes së Kadri Veselit.

Si pasojë më 22 dhjetor, Mbrojtja e Kadri Veselit paraqiti një kërkesë si vijon:

”Për shkak të vdekjes të fundit dhe të papritur të Bashkë-Avokatit dhe rekrutimit të mbrojtësit të ri, mbrojtja Veseli kërkon që seancat e planifikuara për 29-31 janar, dhe 1 dhe 12-15 shkurt 2024 të anulohen. Kjo, sipas mbrojtjes Veseli, avokatëve të rinj do t’i jepnin kohë adekuate familjarizohen me provat”.

”Mbrojtja e Veselit argumenton se duhet të bëhen rregullime të arsyeshme në orar kur tregohet se mos disponueshmëria e avokatit do të kishte një ndikim të pashmangshëm në paraqitjen e rastit të mbrojtjes. Mbrojtja e Veselit parashtron se kërkesa është një shtyrje prej vetëm dy javësh dhe se lehtësimi i kërkuar është të nevojshme për të garantuar garantimin e të drejtave themelore të të akuzuarit”.

E si rezultat, paneli dha përgjigjie se e pranon pjesërisht kërkesën duke liruar vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024, transmeton klankosova.tv.

”Paneli e sheh të përshtatshme që të lirojë vetëm ditët e seancave të planifikuara për 12-15 shkurt 2024, dhe të mbajë pjesën tjetër të ditëve të seancave siç ishte planifikuar më parë”.

Exit mobile version