Specialja përdori deklarimet e tij për urdhërarrestin ndaj krerëve të UÇK-së, reagon Shkëlzen Gashi

83
Advertisement

Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka reaguar pas lajmit se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përdorur reagimet në Kosovë ndaj deklaratës së tij për UÇK-në për urdhër-arrestin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Advertisement

Në pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për urdhër-arrest thuhet se  së fundmi, (ish-)këshilltari politik i ish-kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, deklaroi se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime dhe si rezultat- konsistent me gjuhë të stafit të përgjithshëm të UÇK -së në 1998-99, ai ishte konsideruar si bashkëpunues dhe përkrahës i Serbisë nga Jakup Krasniqi dhe anëtarët kryesor të Shoqatës së Veteranëve duke e bërë subjekt të vdekjes dhe nga kritikat e shumta u shkarkua nga pozita e tij.

Tutje, në dokumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar thuhet se shembulli i Gashit pasqyron një klimë pandëshkueshmërie dhe frikësimi të cilën të dyshuarit kanë lehtësuar dhe inkurajuar në mënyrë aktive.

Për krejt këto deklarata ka reaguar publicist Shkëlzen Gashi. Ai ka mohuar se deklaratat e tij ishin shkaktare në arrestimin e ish-eprorëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Sipas tij një raportim i tillë është i pavërtetë dhe joserioz, meqë thotë se aktakuzat e Gjykatës Speciale, ishin përgatitur kohë më pare.

”Është e vërtetë që një pjesë e mediave dhe më shqetësuese ishte se televizioni publik i Kosovës, e kishte deformuar deklaratën e Prokurorisë Speciale komplet. Dhe kishte nxjerrë që deklarata ime ka bërë që ish-liderët e UÇK-së, të arrestohen nga Gjykata Speciale me seli në Hagë”. Gjë që nuk është e vërtetë, sepse deklarata ime nuk ka mundur të shërbejë si arsye për arrestimet e tyre në asnjë mundësi. Aktakuzat e tyre janë përgatitur me siguri shumë më herët se sa deklarata ime”, tha ai.

Tutje ai shton se ka një pjesë e cila nuk është shtuar në raportime, që sipas tij, qëndron si e vërtetë ndaj Prokurorisë Speciale e cila i ka përmendur emrin në deklaratë.

<<‘‘Sulmet ndaj Shkëlzen Gashit janë përdorur nga Prokuroria si arsyetim mes tjerash, si arsyetim për arrestimin e këtyre personave”>>.

”Kjo nuk është përdorur, dhe kjo nuk është serioze”.

”Bëhet fjalë për një luftë politike. E kemi PDK-në që po e përdorë televizionin publik, dhe po bënë luftë kundër Vetëvendosjes, dhe ish-kryeminsitrit Kurti”, tha ai në Klan Kosova.

”As ish- kryeministri Kurti, as unë si këshilltar i tij s’kemi ndikuar as nuk kemi synuar të ndikojmë në Gjykatën Speciale që këta të arrestohen”, është shprehur ai.

PostAdssFotoja e reklamës