0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Specialja mund të nisë pa ratifikimin e Holandës (Video)

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të funksionalizohen edhe pa u miratuar në Parlamentin e Holandës “Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë.”
Kështu të paktën konstatojnë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës për TribunaChannel.
Parlamenti holandez ende nuk e ka miratuar marrëveshjen. Kohëzgjatja e procedurës parlamentare përcaktohet nga vetë parlamentit. Deri atëherë planifikuesit e projektit do të punojnë në bazë të një marrëveshjeje të përkohshme, e cila nuk kërkon miratim parlamentar në Holandë,” ka deklaruar Miral Scheffer, për TribunaChannel.
Por, sipas analistit Haki Abazi, Qeveria Holandeze nuk dëshiron të jetë e përzier në procesin e marrjes së përgjegjësisë për atë se çfarë ndodhë më njerëz që mund të jenë potencialisht të akuzuar.
Në një intervistë me Valdrin Krasniqin, në emsionin Kontakt në TribunaChannel, Abazi ka vlerësuar se ky proces po e mbanë Kosovën peng.
Aktualisht po ndërmerren hapa logjistikë dhe administrativë për krijimin e Gykatës Speciale.Procesi i punësimit të gjykatësve ende nuk ka filluar, megjithëse një konkurs për personelin tjetër është përmbyllur më 27 maj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img