Site icon PrishtinaPress

Specialja konfirmon dorëzimin e aktakuzës kundër Gucatit e Haradinajt

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka konfirmuar dorëzimin e aktakuzës ndaj Hysni Gucatiti dhe Nasim Haradinajt.

Lajmin e ka bërë të ditur, avokati Tomë Gashi në Kanal10.

Ndërkaq, siç njofton  Zyra e Prokurorit të Specializuar, “Më 28 nëntor Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar Presidenten me kërkesën për caktimin e gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Kjo nënkupton që Prokuroria ka dorëzuar aktakuzën për shqyrtim nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake. Siç shihet, Gjyqtari i Procedurës Paraprake është caktuar për rastin BC-2020-17”.

Vendimi për caktimin e gjyqtarit të procedurës paraprakë është marrë më 29 tetor mirëpo është bërë publike para dy ditësh, pra 17 nëntor.

Gjykatësi i procedurës paraprake është Nicolas Guillou, i cili ka kohë prej gjashtë muajsh që ta hedh poshtë apo ta vërtetojë aktakuzën.

Theksojmë se më 25 shtator Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar nga EULEX-i me urdhër të Gjykatës Speciale, pas bastisjes prej disa orësh që ishte bërë në zyrat e Organizatës se Veteranëve dhe Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky arrestim i tyre ishte bërë pas publikimit të disa dosjeve që pretendohet se i përkasin Gjykatës Speciale.

Deklaratën e Avokatit Tomë Gashi, mund ta ndiqni në minutën e 8.40.

Exit mobile version