5.9 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Specialja ia vazhdon paraburgimin Pjetër Shalës

Ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale.

Paraburgimi është vazhduar në periudhën kur veçse ka filluar gjykimi për të.

Mbrojtja e Shalës ka kërkuar nga paneli i gjykatësve lirimin e tij duke u thirrur në të drejtën për jetën private dhe familjare. Megjithatë, paneli i gjyqtarëve ka thënë se ekzistojnë alternativa në dispozicion për t’i gëzuar këto të drejta.

“Në lidhje me argumentin e Mbrojtjes në lidhje me të drejtën e të akuzuarit për jetë private dhe familjare, Paneli pranon se paraburgimi i z. Shala pashmangshmërisht sjell disa kufizime në të drejtën e tij për jetë private dhe familjare. Duke u thënë kështu, Paneli rikujton se një numër mjetesh, duke përfshirë vizitat, thirrjet telefonike, korrespondencën dhe video-vizitat, janë në dispozicion të z. Shala në objektet e paraburgimit të Speciales për të mbajtur raporte personale me anëtarët e familjes dhe persona të tjerë. Rrjedhimisht, mbrojtja argumenti në këtë drejtim refuzohet”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img