Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.
Vendimi është marrë nga gjykatësi francez i procedurës paraprake, Nicollas Guillou.
Me këtë rast, gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen që parashtresat e radhës mbi rishiqimin e paraburgimit t’i dërgojë jo më vonë se më 13 tetor.
Vendimi në fjalë i Speciales vjen në një kohë kur pikërisht ky institucion është shumë i përfolur në Kosovë.
Kjo pas deklaratave të zv/kryeministrit të vendit, Besnik Bislimi, për hapjen e arkivave të UÇK-së, dhe konstatimin e tij se kjo do t’i shkonte për shtati edhe Kosovës.
