Agim Kuqi nga Suhareka është ftuar në cilësinë e të dyshuarit për t’u intervistuar nga Specialja, raporton lajmi.net.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vetë Kuqi, i cili po ashtu ka treguar se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Kuqi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuqit i cili ditë më parë po ashtu mori ftesë nga Specialja.
Kujtojmë, se Prokuroria e Specializuar ka ftuar edhe figura të profilit të larët për intervistim, duke përfshirë Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën.