1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Specialja e përdor dëshmitarin serb që ishte në gjykimin e dënimin e “Grupit të Llapit”

Sot në Gjykatën Speciale po dëshmon një serb.

I njëjti, sipas asaj që u tha në gjykatore, bëhet e ditur se ishte dëshmitar edhe në rastin kur ishte dënuar “Grupi i Llapit” nga instancat e EULEX-it, shkruan lajmi.net.

Dëshmitari në fjalë ka përmendur në seancë ish-komandon e zonës së Llapit, Latif Gashi, i cili siç pretendon ai e ka detyruar të nënshkruaj një dokument pasi ishte liruar nga forcat e UÇK-së.

Ai thotë të jetë ndaluar nga UÇK, nën akuzën se ka tentuar t’i qëllojë me revole pjesëtarët e kësaj force.

“Ata thanë se unë isha përpjekur që të qëllojë në drejtim të anëtarëve të UÇK-së me pistoletë. Më detyruan të nënshkruaj një dokument për t’u liruar. Më tha ta nënshkruaj Latif Gashi. U desh të nënshkruaja që nuk do të kthehesha më në Kosovë dhe që nuk jamë keqtrajtuar”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img