Site icon PrishtinaPress

Specializime me pagesë, përfitojnë djali dhe reja e sekretarit të pezulluar të MSH-së (Dokument)

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Gani Shabani, para tre muajsh ishte pezulluar nga detyra për shkak të aktakuzës për rastin “Stenta”.
Kjo pasi që ky dhe tashmë ish ministri Ferid Agani ishin akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par.1 dhe 2 nënparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.4 lidhur më nenin 31 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.
Mirëpo, kjo nuk ka paraqitur pengesë për familjen e ngushtë të sekretarit të pezulluar, pasi që djali dhe nusja e djalit kanë përfituar specializime me pagesë nga Spitali Rajonal i Mitrovicës, ku për këtë dhe pakënaqësi të tjera në lidhje me specializimet, sot mjekët e papranuar kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Veriu.info.
“Sekretari i pezulluar formalisht, ka ndikuar që në mesin e 8 specializantëve me pagesë t’i pranon tre familjarë të tij. Si specializant janë pranuar djali i tij, gruaja e djalit dhe një familjarë tjetër”, ka thënë një mjek protestues për Veriu.info në kushte anonimiteti.
Nga lista e publikuar, Veriu.info ka arritur të vërtetoj se për Biokimi specializim me pagesë ka përfituar, Blerime Haxhijaha, nusja e Gëzimit, djalit të Gani Shabanit.
Por nuk i ka mjaftuar specializimi vetëm gruas, pasi që speciaIizim për Psikiatri ka përfituar edhe Gëzim Shabani, djali i sekretarit Gani Shabani, i cili ka aktakuzë për rastin “Stenta”.
Ndryshe, Gëzimi është edhe asambleist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.

Exit mobile version