Site icon PrishtinaPress

Specialitet të cilin të gjithë e duan: Speca në ajkë

Janë të përsosur si shtesë apo sallatë, mirëpo shkojnë shkëlqyeshëm edhe vetëm me bukë apo pogaçe

Përbërësit:

– 1 kg speca (220 kcal);
– 500 g djathë të freskët (40% mm – kcal),
– 1,5 l qumësht (930 kcal);
– kripë.

Përgatitja:

Pastroni një kilogram speca pak të imët dhe djegës dhe rezultati do të jetë pikant. Specave u qitet krip brenda dhe pas 10 minutave kulloni nga lëngu të cilën e kanë liruar.

Djathin e freskët shtypeni me pirun dhe sipas nevojës qitni kripë dhe me të mbushni specat, përafërsisht deri në gjysmë dhe radhisni vertikalisht në enën në të cilën do të piqen.

Zihet 1,5 l qumësht me një lugë supe kripë, më mirë është qumështin ta përdorni nga qesja, madje sa më i yndyrshëm aq më mirë. Qumështi i nxehtë u qitet sipër specave dhe të gjitha mbyllen mirë dhe kur dhe kur të ftohen dhe të kalojnë natën, fusni në frigorifer.

Edhe tri herë në çdo të pestën ditë duhet derdhur tepricën e lëngut, dhe pastaj qitni qumështin e ri të kriposur dhe të zier, atëherë gjysmë litre do të jetë krejtësisht mjaftueshëm, sërish lini të kalojnë natën dhe pastaj fusni në frigorifer.

Dhe, në fund, pas tri javësh, e gjithë ena do të jetë plot me ajkë të fortë, ndonëse më shumë i ngjan djathit, ndërkaq e gjitha do të ketë aromë specash dhe do t’ju joshë që t’i provoni sa më parë.

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version