Ditën e djeshme në medie janë publikuar pamjet e mësimdhënësit të shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Valentin Selmanaj në Deçan teksa ngacmon seksualisht një vajzë të mitur.
Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm Seksual”.
E kontaktuar ngaGazeta Insajderi, Specialistja e psikologjisë mjekësore, Donika Tahirsylaj-Alidemi ka thënë se duke iu referuar videos, shihet se mësuesi ka një liri në veprimet e tij.
Sipas saj, gjithmonë duke u bazuar në pamjet e publikuara ai këtë sjellje nuk e bënë për herë të parë.
Tahirsylaj-Alidemi tha mes tjerash se në video vërehej edhe se sjellja nuk ishte e imponuar nga vajza e mitur, ajo shtoi se të njëjtit do duhej t’i bëhej ekzaminim psikologjik.
“Sulmi rënde i papranueshëm, sjelljet dhe liria e tij në këtë veprim duke iu referuar videos, tregon që nuk është herë e parë dhe jo e imponuar dhe shantazhuar nga e mitura sepse çasja ndaj fëmiut tregon shfrenimin total që kisha sugjeruar që t’i bëhet ekzaminim psikologjik sepse nuk është sjellje e një njeriu normal”, tha ajo për Insajderin
Specialistja mes tjerash pohoi se sulmi i tij nuk u bë vetëm ndajn vajzës por edhe ndaj institucionit si vendi më i shenjtë i dijes.
Ajo tha se duhet të merren masa dhe të japin përgjegjësi drejtori i shkollës, drejori i arsimit dhe ministria.
Ky nuk e sulmoi vetem ndaj femiu por edhe ndaj insitucionit arsimor që është vatra me e besueshme dhe e shenjtë. Është steriotip ku duhet të merren masa, duhet të jenë përgjegjës drejtori, drejtorati i arsimit si dhe Minsitria e arsimit”, tha ajo për Insajderin.