11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Specialisti i Mjekësisë Emergjente thotë se ishte pothuajse i pamundur shpëtimi i foshnjës së nënës së vrarë

Specialisti i Mjekësisë Emergjente në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, Lulzim Hoti, ka sqaruar nga aspekti i mjekut emergjent se a do të mund të shpëtohej foshnja në barkun e nënës, e cila u vra para dy ditësh në oborrin e QKUK-së pranë Klinikës së Gjinekologjisë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpëtimi në këto raste është pothuajse i pamundur edhe në spitalet më të avancuara, dhe se nëse nëna vdesë në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit, është plotësisht e pamundur.

“Ai ka thënë se menjëherë pas traumës vdekjeprurëse fillon triada e vdekjes që si pasojë e plagosjes fillon humbja e sasisë së madhe të gjakut e kjo nënkupton më pak gjak në qarkullim që fillimisht tentohet të kompensohet me rrahje më të shpejta të zemrës por që shumë shpejt ky mekanizëm shpenzohet pasi bie dukshëm sasia e gjakut në qarkullim e kjo nënkupton që më pak oksigjen dhe materie ushqyese dërgohet nëpër trup e sidomos organet më të rëndësishme siç janë truri, mushkëritë, veshkët e të tjerat me radhë e kjo dërgon në dështimin e këtyre organeve dhe dështimi i tyre. D.m.th. dështon organizmi dhe si pasojë kemi arrestin kardiopulmonar (sepse arresti nuk ndodh vetëm si pasojë e sulmit në zemër) dhe rrjedhimisht vdekjen e pacientës traumatike”, ka shkruar ai.

Hoti ka thënë se “para së të ndodhin këto dështime pra foshnja veç fillon të vuaj në momentet e para dhe koha është shumë kritike, andaj gjasat janë më të mëdha nëse intervenimi fillon jo më shumë se 4-5 minuta pas konfirmimit të vdekjes se nënës. Prandaj shpëtimi i foshnjës në këto raste është pothuaj i pamundur edhe në spitalet më të avancuara dhe nëse nëna vdes në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit është plotësisht e pamundur”.

Postimi i plotë i specialisti të mjekësisë emergjente, Lulzim Hoti:

“Është folur këto ditë lidhur me atë nëse foshnja ka mundur dhe nësë është dashur që të shpëtohet pasi është vrarë nëna shtatëzënë.

Do shkruaj pak më gjatë por po mundohem të jap sqarim nga aspekti i mjekut emergjent

– Fillimisht për të bërë një intervenim duhet salla operative e jo në rrugë, pra nëna shtatzënë është dashur të dërgohet super urgjentisht në sallë të operacionit.

– Poashtu duhet të përcaktohet nësë nëna është tashmë e vdekur dhe nuk ka gjasa të reanimimit kardiopulmonar pastaj të vazhdohet me operacionin sekcio-cezarian emergjent që të shpëtohet foshnja, intevenim ky që mund të bëhet edhe në sallat e Emergjencës nga specialisti i Emergjencës nësë ndodh që nëna konfirmohet që ka vdekur dhe nuk mund të reanimohet, dhe të thirren urgjentisht gjinekologu dhe neonatologu përderisa operacioni vazhdon

Por që kjo të ketë sukses (jo gjithmonë) operacioni duhet të kryhet dhe foshnja të nxjerret nga mitra e nënës jo më vonë se 4-5 minuta sepse foshnja fillon të vuaj qysh në momentet e para të traumës e jo kur nëna është tashmë e vdekur pasiqë tek nëna fillimisht janë mekanizmat kompenzator që mundohen të shpëtojnë atë dhe tek pasi këta mekanizma të shpenzohen atëherë kemi arrestin kardiopulmonar si pasojë e traumës dhe vdekjen e saj.

Pse?!

Sepse memjëherë pas traumës vdekjeprurëse fillon triada e vdekjes që si pasojë e plagosjes fillon humbja e sasisë së madhe të gjakut e kjo nënkupton më pak gjak në qarkullim që fillimisht tentohet të kompenzohet me rrahje më të shpejta të zemrës por që shumë shpejt ky mekanizëm shpenzohet pasi bie dukshëm sasia e gjakut në qarkullim e kjo nënkupton që më pak oksigjen dhe materie ushqyese dërgohet nëpër trup e sidomos organet më të rëndësishme siq janë truri, mushkëritë, veshkët e të tjerat me radhë e kjo dërgon në dështimin e këtyre organeve dhe dështimi i tyre d.m.th. dështon organizmi dhe si pasojë kemi arrestin kardiopulmonar (sepse arresti nuk ndodh vetëm si pasojë e sulmit në zemër) dhe rrjedhimisht vdekjen e pacientës traumatike.

Por para së të ndodhin këto dështime pra foshnja veç fillon të vuaj në momentet e para dhe koha është shumë kritike, andaj gjasat janë më të mëdha nëse intervenimi fillon jo më shumë se 4-5 minuta pas konfirmimit të vdekjes se nënës

Prandaj shpëtimi i foshnjës në këto raste është pothuaj i pamundur edhe në spitalet më të avancuara dhe nësë nëna vdes në rrugë si ka ndodhur në rastin e fundit është plotësisht e pamundur.

Prandaj iu lutem të gjithëve sidomos gazetarëve dhe fytyrave publike mos u ngutni të folni me emocione për diçka që nuk iu përket dhe nuk keni aspak njohuri para se të merrni informacionin e duhur

Shpresoj që të kem dhënë sadopak dritë në këtë dilemë”(sic.), ka shkruar Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img