-1.2 C
Pristina
Friday, February 21, 2025

Buy now

spot_img

Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë Schmand: Një magji nga furra

Pjekja e specave në furrë ose në skarë nxjerr në pah aromën dhe shijen natyrale, duke krijuar një vakt më ndryshe për ju.

Përbërësit:

– 4 speca gogozhare;

– 50 ml vaj ulliri;

– kripë;

– piper;

– 2 thelpinj hudhre;

– 1 ajkë Schmand

Përgatitja:

1. Nxehni furrën në 200°C dhe lyeni lehtë enën për pjekje me vaj ulliri.

2. Lani specat, hiqni majat dhe heqni farat. Vendosini në enën për pjekje.

3. Lyeni specat me vaj ulliri dhe hidhni kripë dhe piper.

4. Piqni specat në furrë për rreth 30-35 minuta, ose deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë të errët dhe të zbuten.

5. Pasi të piqen, hiqni nga furra dhe lërini të ftohen pak. Mund të hiqni lëkurën (opsionale) për një teksturë më të butë.

6. Lyeni me ajkë Schmand dhe shtoni hudhrën e grirë sipër. Shërbejini menjëherë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img