Disa kuzhinierë para se t’i mbushin me mish i spërkasin specat me miell në mënyrë që përzierja të qëndrojë në vend.
Përbërësit:
▪ 4 – 9 speca të vegjël,
▪ 300 gr mish i grirë,
▪ 1 qepë e vogël,
▪ 1/4 filxhan thërrmija buke,
▪ 1 vezë,
▪ kripë,
▪ piper.
Për salcë:
▪ 2 lugë gjelle keçap,
▪ 2 lugë gjelle salcë
Përgatitja:
Përzieni përbërësit për salcën dhe lëreni mënjanë. Grini imët qepën.
Në një enë vendosni vezën, thërrimet e bukës dhe mishin e grirë, e marinoni dhe e përzieni mirë masën dhe qepën e grirë imët.
Pritini specat përgjysmë për së gjati dhe pastrojini, më pas mbushini me përzierjen.
Ngrohni pak vaj në tigan dhe rendisni specat me masën poshtë. Mbuloni dhe skuqni specat për tre deri në katër minuta.
Rrotulloni specat dhe vazhdoni t’i skuqni për rreth tre deri në katër minuta. Përhapeni salcën mbi përzierjen.
Ju bëfshin mirë!