Mbushni edhe ju specat në mënyrën më pak të zakonshme dhe kënaquni me shijen e lehtë të gjellës së preferuar…
Përbërësit:
– speca gogozhare (të trashë),
– djathë feta,
– domate,
– spec djegës,
– rozmarinë,
– rigon,
– djathë të grirë në rende,
– vaj ulliri,
– ajkë për zierje.
Përgatitja:
Në djathin feta të shtypur shtoni domaten e prerë imët, specin djegës, rigonin dhe rozmarinën.
Qitni sipër një sasi të vogël ajkë për zierje dhe të gjitha ngrohni pak në furrë shporeti.
Mbushni specat e pastruar, qitni djathin e grirë me disa pika vaj ulliri.
Në furrën e nxehur piqni specat në 200 gradë celsius 10-15 minuta, ndërkaq para se të përfundojë pjekja mbuloni me kapakët (me pjesët e sipërme të prera) specat që edhe ato paksa të piqen.
Ju bëftë mirë!/Prishtinapress/