Site icon PrishtinaPress

“Spastrimet” e pushtetit brenda policisë: Shkarkohet edhe drejtori i Kufirit, Ragip Bunjaku

Ragip Bunjaku, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Kufi, raporton Paparaci.

Siç mëson Paparaci, shkarkimet e tilla janë “spastrime” nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia në pushtet, po vijon me “ndryshime” të shumta brenda Policisë, duke i larguar kështu nga funksione të larta funksionarët që sipas tyre, “nuk janë të dëgjueshëm”.

Një veprim i tillë nuk është risi. Kjo pasi, Paparaci të shtunën – ditën e njëjtë kur u shkarkua edhe Bunjaku – ka raportuar se “fatin” e njëjtë e pati edhe Shemsi Haziri.

Haziri, shefi i Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës, është shkarkuar gjatë ditës së djeshme nga kjo pozitë.

Exit mobile version