3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

“S’paske mësuar as sot, ulu njësh”, nuk ndalen replikat mes Muratit dhe Bajramit

Replikat mes ish-ministres së Financave, Hykmete Bajrami dhe ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, as sot s’kanë të ndalur.

Ish-ministria e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria përmes propagandës çdo ditë po ofendon secilin nga qytetarët e Kosovës, e sipas saj ajo po mundohet që të pavërtetat me i shitë si fakte duke supozu ar që askush në këtë vend nuk lexon.

“Përtej arsyetimit që Hekurani dje u mundu me ju bë 2123 kontratave njëburimore/sekrete/pa publikim të njoftimit për kontratë ai për me tepër kishte vizatuar edhe një graf komplet të PASAKTË. Shiheni grafin dhe shpjegimin e tij: Ai me barin me ngjyrë të kaltër po thotë se vlera e kontratave të nënshkruara në vitin 2008 është mbi 800 milionë euro. Kjo është E PASAKTË, sepse derisa në vitin 2008 krejt buxheti i Kosovës, i shpenzuar ishte 963 milionë euro (sipas raporteve në webfaqën e Ministrisë së Financave) Hekurani përmes vizatimit të tij po thotë se vlera e kontratave të lidhura në vitin 2008 ishte mbi 800 milionë euro, E PASAKTË”, ka shkruar ish-ministrja në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Sepse krejt buxheti i Kosovës ka qenë: 963 milionë euro, minus 227 mil. euro janë shpenzu për paga (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik), minus 209 mil. euro janë shpenzu për subvencione dhe transfere (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik), minus 18 mil. euro janë shpnzu për shpenzime komunale (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik)”, thotë Bajrami.

“Dmth. pjesa e mbetur e që është vetëm 509 milionë euro (963 –227-209 -18 = 509) ka mbet për tu shpenzuar përmes procedurave të prokurimit publik. Dmth. gënjeshtra e djeshme e Hekuranit është hiç me pak se 800-509 milionë = 291milionë euro. KAQ, sa i përket propagandës se tij, e cila po bëhet në mungesë të rezultateve, dhe tentim të mbulimit të korrupsionit galopant që ka bë kjo Qeveri”, shkruan tutje Bajrami.

E replikën e mori nga ministri aktual i Financave, Hekuran Murati, i cili me ironi nis fjalinë e tij të parë “Hykmete, s’paske mësuar as sot, ulu njësh”.

Ai tutje shton se Bajrami nuk e ka kuptuar dhe s’i kupton elementet bazë të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi.

“Ani pse Hykmetja ka qenë për nja 6 muaj Ministre e Financave, e për disa vite tjera edhe Ministre e Tregtisë e Industrisë, nga ajo që paska shkruar në postimin e saj të fundit në Facebook, e dëshmon që ende nuk i din e as që i ka kuptuar ndonjëherë elementet bazë të funksionimit të buxhetit, apo të financave publike në përgjithësi. I qenkan dashur më shumë se 24 orë Hykmetes që të arrijë në momentin e saj të “eurekas”, për ta gjetur, siç e quan ajo, “manipulimin e radhës” nga ana ime. Sipas saj, grafikoni që unë kam prezantuar dje ka pasaktësi sepse nuk është e mundur që në vitin 2008 të nënshkruhen kontrata në vlerë mbi 800 milionë euro, kur vetëm afërsisht 500 milionë euro mund të ketë qenë buxheti i atij viti për prokurime. Pak a shumë, kjo ishte akuza”, ka shkruar Murati.

“Por, siç nuk e din Hykmetja, buxheti përveç vitit fiskal që mbulon, ka projeksione edhe për dy vite tjera në kuadër të asaj që quhet Korniza Afatmesme e Shpenzimit – KASH. Dhe siç nuk e din Hykmetja, edhe nëse i tërë buxheti për vitin ekzistues është 500 milionë euro, kjo nuk e ndalon organizatën buxhetore që të lidhë kontratë disavjeçare për, ta zëmë ndërtimin e një autostrade, ku pagesa shtrihet në 3 apo 4 vite nga 200 milionë euro. Pra, shpenzimi në njërën anë dhe disponueshmëria e mjeteve në anën tjetër, janë dy gjëra të ndryshme. Këtë e din secili qe merret me financat publike. Por jo edhe Hykmetja”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img