3.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Spanjë: Efektet e ngrohjes globale ulin prodhimin e ullirit

Fermerët thonë se temperaturat ekstreme kanë shkaktuar një rënie të madhe të prodhimit të vajit të ullirit në Spanjë, prodhuesi më i madh në botë.

Është thatësira më ekstreme që kanë përjetuar fermerët spanjollë në jetën e tyre, e kombinuar me valët vdekjeprurëse të të nxehtit dhe zjarret në të gjithë Evropën.

Ndryshimet klimatike po ndikojnë tek moti, dhe jo në një mënyrë të mirë, thonë shkencëtarët dhe udhëheqësit në mbarë botën.

“Përjetuam kaosin dhe dëmet që shkaktoi moti ekstrem – nga Sllovenia në Bullgari dhe në të gjithë BE-në. Ky është realiteti i një planeti që po nxehet”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Moti ekstrem po dëmton prodhimin e vajit të ullirit në Spanjë, prodhuesi më i madh në botë, i cili siguron rreth gjysmën e furnizimit botëror. Spanja kombinon metodat tradicionale të kultivimit të ullirit me inovacionin modern, duke rezultuar në vajra me cilësi të lartë që konsumohen në mbarë botën.

Viti i kaluar ishte më i nxehti i regjistruar në Spanjë dhe dy vjeljet e fundit kanë qenë sa gjysma e atyre të viteve të mëparshme. Thatësira i ka shqetësuar prodhuesit, të cilët kanë pak shpresa se vjeljet e ullinjve vitin e ardhshëm do të jenë më të mira.

Çmimi i vajit të ullirit spanjoll është dyfishuar gjatë dy viteve e fundit për shkak të mungesës së furnizimit.

Zëri i Amerikës bisedoi me zotin Eduard Pons, një prodhues i vajit të ullirit në Katalonjë, familja e të cilit ka qenë në biznes për breza të tërë.

“Ky është realiteti, që do të thotë prodhim i ulët. Kërkesa është ende e lartë dhe çmimet po rriten”.

Kërkesa globale për vaj ulliri spanjoll po rritet çdo vit, pasi më shumë njerëz mësojnë për vetitë e tij shëndetësore.

Por pemët e ullirit kërkojnë ujë dhe thatësira ka ndezur një debat se kush duhet të ketë përparësi për burimin e çmuar dhe gjithnjë e më të pakët.

“Aktualisht, në Spanjë kemi një kërkesë të madhe për ujë. Thatësira është ekstreme. Për prodhimin e vajit të ullirit nevojitet ujë, por edhe për ne fermerët. Është turp kur shikon fushat e golfit”, thotë fermeri Eduard Pons.

Organizata Meteorologjike Botërore thotë se planeti është larg arritjes së synimeve për klimën dhe reagimi global nuk është i mjaftueshëm. Zoti Eduard Pons dhe fermerë të tjerë spanjollë thonë se duhet të thellohet debati mbi shfrytëzimin e ujit për të mbrojtur burimet ujore të cilat po pakësohen./VOA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img