(Foto: Twitter/Fox Soccer)
Spanja është rikthyer në lojë në ndeshjen gjysmëfinale të ‘Euro 2020’ kundër Italisë.
Janë barazuar shifrat në sfidën e madhe të Evropianit në sfidën që po zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër.
Sulmuesi i Juventusit realizoi pasime të dyfishta me Daniel Olmo dhe doli i vetëm përballë Gianluigi Donnarumma, të cilin e mposhti me saktësi (80’).
Azzurrët kaluan në epërsi pas një ore lojë me golin e bukur të Federico Chiesas, ndërsa tashmë gjithçka është e barabartë.
Pritet të shihet nëse në minutat e rregullta do të ndëshkojë ndonjëra nga skuadrat apo do t’i shohim vazhdimet.