0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Spanja kërkon njohjen e Palestinës, Sanchez: Ka ardhur momenti, edhe nëse BE nuk e bën

Kreu i qeverisë spanjolle Pedro Sanchez u shpreh së fundmi se Spanja do ta njohë shtetin e Palestinës edhe pa pjesën tjetër të Bashkimit Europian.

Kryeministri Sanchez së bashku me kryeministrin belg, Alexander de Croo dhe liderin egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi mbajtën një konferencë shtypi përpara pikës kufitare Rafah dhe njoftuan se së shpejti, Spanja do ta njohë pavarësinë e Palestinës.

Udhëtimi i parë ndërkombëtar i Sanchez pas fitimit të mandatit të kryeministrit të Spanjës për herë të tretë ishte në Lindjen e Mesme. Ai më parë kritikoi ashpër Izraelin për bombardimin e civilëve në Gaza dhe dërgoi një mesazh se Spanja pritet ta njohë Palestinën edhe nëse Bashkimi Evropian nuk e bën.

“Ka ardhur momenti që komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht BE-ja të marrë një vendim për njohjen e shtetit palestinez. Do të ishte e rëndësishme që shumë anëtarë të BE-së ta bënin këtë së bashku. Por, nëse kjo nuk do të ndodhë, sigurisht që Spanja do të marrë vendimet e saj”, tha ai pranë kufirit midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Në vitin 2014, nën një qeveri konservatore, parlamenti spanjoll miratoi një rezolutë që bën thirrje për njohjen e shtetit palestinez, të mbështetur nga të gjitha partitë politike./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img