Spanja është fituese e Kampionatit Botëror të femrave për vitin 2023, i cili u mbajt në Australi dhe Zelandën e Re.
Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua në Olympic Stadium” në Sydeney të Australis, kombëtarja spanjolle mposhti para 75.000 tifozëve Anglinë me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Olga Carmona në minutën e 29-të.
Spanja kishte mundësinë ta dyfishonte rezultatin, por sulmuesja Jenifer Hermoso, dështoi nga penalltia në minutën e 70-të.
Ky është trofeu i parë për Spanjën i Kupës së Botës.