13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

SPAK “shokohet” me mbështetjen që Hykolli ia dha Kurtit për dy ligje: Qëndrim personal i tij, jo i BSPK-së

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës ka reaguar pasi Qeveria pas takimit me kreun e BSPK-së, Atdhe Hykolli, tha se këta të fundit kanë mbështetur Ligjin për Zyrtarë Publikë dhe Ligjin për Paga.

SPAK deklaron se janë të shokuar dhe se distancohen nga qëndrimi i Hykollit.

“Pas raportimit nga mediat për takimin e Kryeministrit të Kosovës z, Kurti me kryetarin e BSPK z.Hykolli dhe mbështetjes  se dhënë nga ky i fundit kryeministrit për miratimin e dy ligjeve ati për zyrtar publik dhe  ligjit të pagave, SPAK -u është i shokuar dhe distancohet fuqishëm nga ky qëndrim i z.Hykolli duke e konsideruar dhe konstatuar se ky qëndrim është puro personal i tije dhe asesi qëndrim i BSPK-së e as qëndrim i kryesisë se BSPK-së, pasi që kryesia nuk është ftuar të diskutoj për këtë temë”, thuhet në reagim.

Kjo sindikatë ka thënë se ligji për Zyrtarë Publikë është kundërshtuar “jo vetëm nga sindikatat por edhe nga sektori i drejtësisë, organizatat ndërkombëtare”.

Të premten Kurti u takua me Hykollin dhe pas takimit Qeveria në një njoftim kishte thënë se BSPK e mirëpriti votimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik.

“U tha se BSPK ka mirëpritur votimin e Ligjit për Zyrtarët Publik dhe atë për Pagat në Sektorin Publik, ndërsa u vlerësua edhe ndikimi pozitiv i Pakos për përballje me inflacionin”, thuhej në njoftimin e së premtes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img