Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion në Shqipëri për rikthimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në arrest shtëpie, shqyrtohet këtë të premte në Apelin e GJKKO-së.
Seanca nisi pak pas orës 10:00 dhe aty po merr pjesë avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj.
Tre javë më parë, SPAK apeloi lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës.
Berisha u lirua në 27 nëntor 2023 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, nën dyshimet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për t’i përshtatur sipas nevojave të pesë familjeve pronare në kompleksin sportiv Partizani, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.