Mes personave të arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK janë Ilir Bajri dhe Safet Bajri alias (Rustemi), dy drejtues të rëndësishëm të grupit “Bajri” në Shkodër. Arrestimi i tyre është kryer pasi gjatë kontrolleve në banesa, policia i ka gjetur armë pa lejë, të cilat i hodhën në tokë sapo panë policët.
Safet Bajri, disa muaj më parë u lirua nga burgu i Kosovës në Lushnjë pas përfudimit të një dënimi me 9 vite burgim të dhënë nga drejtësia Belge.
Një tjetër emër mes 15 personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK është dhe Behar Bajri, personazh i njohur nga policia. Ky i fundit është konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.