Grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të pajtohen rreth rekomandimeve të cilat duhet të dalin nga Rezoluta, përmes të cilit është kërkuar lirimi i drejtorit Rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaçit.
Telegrafi merr vesh se deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi, njëherësh sponsorizues i seancës së jashtëzakonshme për Nehat Thaçin, ka insistuar që ndër propozimet e kësaj Rezolute të jetë ndërprerja e bisedimeve të Kosovës me Serbinë deri në momentin e lirimit të Thaçit.
Me propozimin e Kelmendit nuk janë pajtuar Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndryshe, seanca është paraparë të fillojë në ora 10:00. Seanca pritet të nis brenda pak minutash, ndërsa do të diskutohet për Rezolutën lidhur me lirimin e drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës, i cili u arrestua ditë më parë në Serbi.