4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Spahiu: Deklaratat kontradiktore të amerikanëve janë në shërbim të nxitjes së Serbisë që ta sulmojë Kosovën

Njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu thotë se zhvillimet e fundit në veri kanë të bëjnë me betejën për sovranitet në atë pjesë.

“Beteja këtu po zhvillohet për një gjë, për flamur. Sepse flamuri është shenjë e sovranitetit dhe është vendosur për herë të parë nga institucionet e Kosovës në veri. Deri më tani asnjë kryetar i Listës Serbe, po bëhen 15 vjet, nuk ka pranu ta ngrejë flamurin e Kosovës aty”, ka thënë Spahiu.

Duke folur për deklaratat e diplomacisë amerikane, ai thotë se mund të jenë në shërbim të nxitjes së Serbisë për ta sulmuar Kosovën

“Deklaratat kontradiktore të diplomacisë amerikane, janë thjesht në shërbim të asaj që ta nxisin Serbinë ta sulmojë Kosovën”, tha Spahiu në Tëvë 1.

Tjetër skenar sipas Spahiut mund të jetë provimi i forcës së institucioneve të Kosovës e shoqërisë së saj, para se të bëhet një dokument që do ta përfundojë problemin me Serbinë.

“Tani ka rastin të provohet forca e institucioneve të Kosovës, trajnimin që iu kanë dhënë atyre, patriotizmi i këtyre institucioneve, njerëzve dhe jo vetëm patriotizimi i pushtetit por edhe i opozitës, shoqërisë civile, shoqërisë së gjerë – krejt kjo të vihet në peshojë para se të bëhet një dokument i cili do të përfundojë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Spahiu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img